Kosovë, besimtarët muslimanë festojnë Fitër Bajramin

02.05.2022 11:21

Festime edhe në Kosovë....

Festime edhe në Kosovë. Edhe atje në të gjitha xhamitë apo sheshet ku u bë falja e Fitër Bajramit, mbretëruan mesazhet për paqe në botë. 

Manifestimi Qendror është mbajtur në Xhaminë e Madhe të Prishtinës “Sulltan Mehmet Fati”.

 “Në shumë vende kemi luftë, ku popullata e pafajshme po përballet me vrasje e përndjekje. Ky nuk është mision i Zotit. Lutemi për ata që janë në vatrat e krizës, për pleqtë, gratë e fëmijët në luftë”, tha Tërnava, i cili shtoi se Kosova sikurse bota po përballet edhe me një krizë tjetër, atë të rritjes së çmimeve.

“Bota po përballet edhe me krizën ekonomike sociale. Misioni ynë është të mbështesim punët e mira e të hairit. Në familje në këto kohë duhet të kemi unitet”, tha Tërnava.

Bashkësinë Islame të Kosovës e ka vizituar Dodë Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës.

Ai ka uruar Myftiun Tërnava dhe të gjithë myslimanët në emër të Kishës Katolike.Dodë Gjergji ka uruar Festen e Fitër Bajramit duke uruar paqe begati dhe gëzime për të gjithë ata që sot festojnë.

“Në gjithë popullin tonë është ditë feste, për ne sipas Fishtës, Bajram e Pashkë i festojmë bashkë sepse jemi të gjithë vëllezër dhe festojmë me njëri-tjetrin duke uruar gjithë popullin tonë, gjithë njerëzit që festojmë begati paqe rehati mirëkuptim, pajtim paqe dhe gëzim për secilin”, ka thënë ai.