Bota feston sot Fitër Bajramin, besimtarët musliman luten për paqe dhe dashuri

02.05.2022 10:32

Festa e Fiter Bajramit festohet në të gjithë botën....

Festa e Fiter Bajramit festohet në të gjithë botën. Besimtarët vërshuan në sheshe dhe xhami për këtë festë kaq të shënuar të besimit Islam.

Mijëra myslimanë indonezianë në Xhakartë u mblodhën për lutje masive për të festuar Fitër Bajramin, ndërsa kombi më i madh në botë me shumicë myslimane zbuti kufizimet e COVID në kohë për të shënuar fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Me një lutje të veçantë në mëngjesin e së hënës, besimtarët në Turqi nisën festën treditore të Fitër Bajramit. Pamjet nga Stambolli tregojnë xhaminë ikonë Hagia Sophia, ku qindra besimtarë morën pjesë në namazin e Fitër Bajramit herët në mëngjes.

Edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe besimtarët u mblodhën për të falur namazin e Fitër Bajramit. Kjo datë e shënuar në kalendarin e besimit islam është kremtuar edhe në Palestinë, Iran, Irak, e në shumë shtete të tjera të botës. Lutjet kryesore ishin për paqe dhe dashuri.