Mariupol, OKB: Zhvillohet operacioni i evakuimit të civilëve
Kombet e Bashkuara thanë se po kryejnë një “operacion të sigurt evakuimi”....

Kombet e Bashkuara thanë se po kryejnë një “operacion të sigurt evakuimi” të civilëve nga fabrika e çelikut Azovstal, në Ukrainë.
Operacioni ka nisur më 29 prill dhe po realizohet në koordinim me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Rusinë, Ukrainën.
Ekipet kanë arritur në fabrikën Azovstal mëngjesin e të shtunës, por nuk u dhanë më shumë detaje. Po ashtu Kryqi i Kuq po ashtu nuk ka pranuar të japë detaje, por vetëm ka konfirmuar se operacioni për evakuimin e civilëve nga Mariupoli është duke u zhvilluar.
Kombet e Bashkuara besojnë se afër 1,000 civilë gjenden në fabrikën e çelikut Azovstal, që është pjesa e vetme e Mariupolit që nuk është nën pushtimin rus.
Kjo organizatë beson se afër 100,000 civilë gjenden brenda qytetit të Mariupolit, qytet që ka qenë skenë e luftimeve intensive qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
