Kansas, kaos nga tornadot, mijëra godina të dëmtuara
Disa dhjetëra tornado kanë shkaktuar kaos....

Disa dhjetëra tornado kanë shkaktuar kaos dhe shkatërrim në Kansas, SHBA, duke detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.
Shpejtësia e Tornadove, sipas autoriteteve, ka arritur deri në 265 km/h. Një prej tornadove vlerësohet të ketë dëmtuar deri në 1000 banesa në jug të Kansasit, duke krijuar një vijë shkatërrimi mbi 20 kilometra të gjatë.
Fatmirësisht nuk janë regjistruar viktima nga kushtet ekstreme të motit. Sipas mediave lokale 4 persona, 2 prej të cilëve zjarrfikës, kanë mbetur të lënduar lehtë. Gjithashtu, në të gjitha zonat është rikthyer energjia elektrike.Stuhi të fuqishme janë regjistruar edhe në Oklahoma dhe Illinois, ndërsa pritet që tornado të godasin edhe Teksasin, Nju Meksikon dhe Koloradon.
