SHBA vret gjashtë militantë në Pakistan

05.01.2015 12:21

Një sulm i telekomanduar nga Shtetet e Bashkuara ka vrarë së paku gjashtë militantë në veriperëndim të Pakistanit....

Zyrtarët e sigurisë kanë thënë se droni ka hedhur dy raketa. Njëra ka goditur kompleksin e komandantit të talibanëve pakistanez në Vaziristanin Verior, ndërsa tjetra një bazë pranë një komandanti uzbek.

Një ditë më parë ushtria pakistaneze ka thënë se sulmet e saj ajrore në rajonin Khiber, i cili kufizohet me Vaziristanin Verior, kanë vrarë 31 militantë. Ushtria thotë se ka vrarë së paku 1,200 militantë prej se ka nisur ofensivën në Vaziristanin Verior pranverën e kaluar.