Maqedoni

MPB, 10 të arestuar pasi u kapën me marihuanë

02.05.2022 17:33

Dhjetë persona janë privuar nga liria pasi nëpunësit policorë të SPB Shkup...

Dhjetë persona janë privuar nga liria pasi nëpunësit policorë të SPB Shkup mbrëmë kanë kryer kontrolle në objektet hotelerike në zonën e Shkupit. 
 
Ata dyshohen për “prodhim dhe shitje të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorsëve” bën të ditur policia. “Te Z.D. (39) vjeç nga Manastiri, V.K.(33) nga Struga, I.T.(21) dhe M.B. (19) nga Kumanova, B.E. (37), E.B.(24) dhe M.H. (25) nga Kosova, V.C.(50) vjeç, G.C. (47) dhe L.M. (18) nga Shkupi është gjetur marihuanë”, thuhet në kumtesën e MPB-së.
 
Ata janë dërguar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohet kallëzim adekuat kundër tyre.