Maqedoni

Sllupçan, Ali Ahmeti: UÇK është pjesë e pa ndarë e historisë së vendit tonë

02.05.2022 18:01

Në shënimin e 21 vjetorit të shpalljes së Zonës së lirë të Karadakut dhe fillimit të luftës së vitit 2001...

Në shënimin e 21 vjetorit të shpalljes së Zonës së lirë të Karadakut dhe fillimit të luftës së vitit 2001, në një manifestim të organizuar tradicional përkujtimor, për nderë  të dëshmorëve të rënë në altarin e lirisë, në kompelksin e dëshmorëve të rënë në fshatin Sllupçan, u përurua edhe Kulla përkujtimore. Në fjalime u përkujtua 2 maji i vitit 2001, kur u shpall Zona e lire dhe fillimi I luftës disamujore.
 
“Kulla përkujtimore në fshatin Sllupçan vendoset në rrënjët e gjakut të dëshmorëve. Do të jap mesazh të qartë se këtu jemi dhe do të jemi  ballëhapur e krenar. Respektin më të madh ndaj dëshmorëve duhet ta bëjmë me vepra e jo me fjalë, me suksese e jo me dështime, me punë të mira dhe jo punë të këqija“ tha ndër të tjera Erkan Arifi.
 
“Dalja në skenë e UÇK, e cila ishte organizatë Ushtarako –politike  efektive si në aspektin ushtarak ashtu edhe në atë diplomatic, e cila më vonë nga institucionet ndërkombëtare do të cilësohet si guerila më efikase në 100 vitet e fundit. Ishte si rezultat i shterrjes të të gjitha mundësive për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni“ tha Lorina Beqiri.
 
Për rëndësinë e Kullës përkujtimore foli kreu i BDI Ali Ahmeti, i cili tha se ndaj dëshmorëve kemi obligim, ashtu siç kemi obligim për tu kujdesur, kemi obligim edhe të jetësojmë politikisht amanetet e tyre, misionin  e tyre dhe ky mision jami i bindur që edhe vazhdon.
 
“Ky monument nuk na ndan, ky monument na bashkon. UÇK është pjesë e historisë së pandarë të këtij vendi. Nuk mund të ketë histori ky vend pa UÇK. Nuk mund të ketë ardhmëri ky vand pa të arriturën më të madhe, Marrëveshjen paqësore të Ohrit si rezultat i kësaj ushtrie. Ardhmëria e këtij vendi është marrëveshja e Prespës, marrëveshje e cila na anëtarësoi në NATO. Sot ne jemi më të qetë, sepse jemi në një familje shumë më të madhe, shumë më të organizuar të quajtur NATO. Pa marrëveshjen e Ohrit, pa marrëveshjen e Prespës ne do të ishim ndryshe dhe në pozita goxha më të palakmueshme. Prandaj ky monument e forcon dhe e rrit besimin edhe më të madh tek Marrëveshja paqesore e Ohrit, marrëveshje të cilën ne e kemi paguajtur shtrenjtë. Prandaj nuk duhet nxitur njerëz, nuk duhet ndarë njerëzit, sepse ne jemi në token tonë. Ne po ndërtojmë dhe po jetësojmë historinë tone, ne po bëjmë investim që ky vend të jetë në BE” tha ndër të tjera lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
 
Më pas u bë përurimi solemn i Kullës përkujtimore në përkujtim të dëshmorëve të rënë gjatë luftës së vitit 2001  si dhe u shpalos flamuri gjigant kombëtar. Gjithashtu si zakonisht të gjithë të pranishmit bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve të rënë në altarin e lirisë.
 
FATLUM AQIFI