Nuk ka rajone kritike pa energji elektirke

05.01.2015 14:18

Nuk ka rajone kritike pa energji elektrike në vend. Mbeten një numër i vogël i fshatrave, të cilat janë në pjesët larta malore dhe pjesa më e madhe janë të pabanuara, por krijohen kushte dhe gjatë ditës do të furnizohen edhe ata me energji elektrike, informon sot Igor Gievski nga EVN Maqedoni....

Pas takimit të Trupit koordinues të Shtabit të krizës për pasojat nga moti me borë që sot u mbajt në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Gievski theksoi se dje pasdite është vendosur në funksion përçuesi i ri, i cili u ndërtua në dy ditët e fundit në drejtim të Urës së Boshkut - trafostacioni Jançe, me disa shtylla speciale rreth Liqenit të Dibrës.

Në orët e pasdites nën tension është vendosur edhe trafostacioni 35 kilovatësh në Lukovë, me ç'rast kanë filluar me lëshimin e përçuesve 10 kilovatësh drejt fshatrave nga ky rajon.

Dërgoi falënderim deri te qytetarët nga rajonet e krizës për mirëkuptimin, ekipet që kanë punuar në terrene, njësitet speciale të MPB-së, si dhe anëtarët e trupit koordinues.

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, siç informon drejtori Shaban Saliu, kanë intervenuar gjatë shpëtimit të katër personave të bllokuar nga reshjet e borës në një automobil në rrugë e urës së Boahskut - fshati Lazaropolë.

Drejtoria, shtoi ai, ka intervenuar me 18 makina për pastrim të borës dhe me 14 kamion me rreth 800 ton zhavor në pikat e NP "Rrugët e Maqedonisë".