Maqedoni
BFI, Solemnitet me rastin e Fitër Bajramit
02.05.2022 21:02
Bakllavaja e Bajramit tuboi në një vend zyrtarë të lartë shtetëror dhe poltik, personalitete të shquara...

Bakllavaja e Bajramit tuboi në një vend zyrtarë të lartë shtetëror dhe poltik, personalitete të shquara, përfaqësues diplomatik, në organizimin e BFI së për të shënuar solemnisht Fitër Bjaramin.
Kreu i BFI-së Shaqir Fetahu me kët rast u uroi besimtarëve musliman festën e Ramazan Bajramit dhe potencoi se sfida më e madhe është lufta ndërsa Ramazani na mëson se lufta është e huaja për islamin, ndërsa paqja gjëja më e çmueshme për njerëzimin.
“Lusim Allahun e plotëfuqishëm që arseja dhe paqja të mbretëron në vend të dhunës, shtypjes e pushtimit. Muaji i Ramazanit është muaj i sakrificës i afrimit me njëri tjertin i shërbimit ndaj njeriut dhe mu për këtë sonte e vërtetoi ambienti impozant jemi të gjithë së bashku, shqiptar, turq, bosnnjak, jemi bashk subjektet politike që organizojn jetën politike në vend si dhe drejor të ndryshëm në anagazhime në shqerinë tonë. Porosia është ndihmohuni në atë që është e mirë dhe devotshmëri dhe asesi në mëkat e armiqësi”, u shpreh kryetari i BFI-së, Shaqir Fetahu.
Fitër Bajramin qytetarëve ua uroi edhe ZvKryeministri i parë Artan Grubi me dëshirë për mirqenie të plotë.
“Uroj të gjithë qytetarët, të përkatësisë islame me dëshurat më të sinqerta për shëndet, mbarësi dhe bagati në familjet e tyre”, theksoi zv/kryeministri i parë Artan Grubi.
Mbizotërimi i solidaritetit, tolerancës, mirëkuptimit duhen bërë pjesë e përditshmërisë sonë u tha me kët rast.
FLUTURA LATIFI
