Botë

Policia serbe në kërkim të grupit i cili ka shitur 13,5 tonë torta të prishura të marra nga depoja

05.01.2015 15:18

Policia serbe është në kërkim të personave të cilët kanë marrë pjesë në shitjen e organizuar dhe kriminele të 18.000 tortave...

Policia serbe është në kërkim të personave të cilët kanë marrë pjesë në shitjen e organizuar dhe kriminele të 18.000 tortave, të cilat duhej të shkatërohen në depon e qytetit në Kraguevc.
 
"Tortat janë shitur edhe dje kur interneti ishte i mbushur për lajmet se ato vijnë nga hedhurinat. Në lagjen 'Aerodrom' ato kushtuan nga 150-200 dinarë (1.25-1.66 euro), ndërsa i shiste një njeri që kishte xhipin e parkuar në treg.
 
Madje ofronte se do t’i sillte në shtëpi, prandaj e jepte numrin e telefonit. Çmimi për dy kilogramë të dërguara në adresën e shtëpisë ishte 800 dinarë (6.64 euro), por mund të shtyheshe për çmim. Tortat e vogla ishin nga 150 dinarë, e populli priste në rend thua se ishte fundi i botës", thotë një banorë.
 
Në lagjen "Bagremar" thonë se "tortat shkonin çmendurisht për 150-200 dinarë".
 
Tortat janë shitur në paketim origjinal, ndërsa janë vjedhur nga deponia e mbeturinave. Në kuti shkruante se kanë afat deri në tetor 2015 e kjo i ka mashtruar pak blerësit. Ata nuk e dinë se tortat janë dërguar për shkatërrim për shkak të mykut që doli pasi u prishën frigoriferët e prodhuesit.
 
Tortat besohet se ende janë në shitje. Vjedhja ka ndodhur më 24 dhjetor, ndërsa është lajmëruar më dy janar. Radomir Nikoliq, kryetari i Kragujevcit, beson se fjala është për grup të organizuar.
 
"Duket se dikush nga fabrika e dha informatën se vjen një sasi e madhe e tortave për shkatërrim. Ky është një grup i organizuar dhe mendoj se nuk është hera e parë që bënë kështu. Nuk e kuptoj trurin e njerëzve që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve", thotë ai.
 
Ju përkujtojmë se 18 mijë torta për shkak të defekteve të vërejtura nga inspektorët, është dashur të shkatërrohen, por ato përfundojnë në tregun e zi./mia