Maqedoni
VMRO-DPMNE: Likova priste fabrikë, mori gënjeshtër të BDI-së
03.05.2022 10:48
VMRO-DPMNE ka reaguar pas përurimit të djeshëm të monumentit për nder të dëshmorëve të UÇK-së në Sllupçan....

VMRO-DPMNE ka reaguar pas përurimit të djeshëm të monumentit për nder të dëshmorëve të UÇK-së në Sllupçan. Nga VMRO-DPMNE, thonë se banorët e komunës së Likovës po prisnin të hapte një fabrikë, ndërkaq morën një “gënjeshtër të BDI-së.”
“Është mirë që BDI të tregojë nëse ky projekt është nga agjenda e gjelbër, apo nga ajo standardja, kur duhet vjedhur, për të defokusuar vëmendjen me tema politike për përhapjen e nacionalizmit. Do të ishte mirë që Ahmeti t’ua shpjegojë përfitimin qytetarëve të Likovës nga monumenti, duke qenë se vendasit janë shpërngulur në mungesë dhe në pritje të pafund të investimeve. Likova ishte në pritje të një fabrike, dhe mori një tjetër mjegulllim, një monument dhe një gënjeshtër të BDI-së”, thuhet në reagimin e VMRMO-DPMNE-së.
VMRO-DPMNE: Ku është Kovaçevski të komentojë monumentin?
Nga kjo parti njëherit kanë pyetur „Ku është Kovaçevski të komentojë monumentin e BDI-së në Likovë? Në Manastir shoqatë bullgare për figurën e Mihajllovit, në Likovë 20 metra monument të UÇK-së. A ka ky shtet kryeminsitër dhe institucione? Mos ndoshta Lidhja Social Demokrate në vend të investimeve përkrahë ndërtimin e monumenteve dhe përmendoreve, pyesin nga VMRO-DPMNE.
“A duartroket apo kundërshton Kovaçevski për këtë? Pse Likova nuk ka infrastrukturë kualitative rrugore, ndërsa ka një shtyllë prej betoni 20 metra të lartë? Pse Likova nuk ka rrjet cilësor elektrik dhe ka monument, dhe a do t'i kthejë monumenti të shpërngulurit nga Likova? Ata i premtuan Evropën ndërsa sollën shtylla betoni. Sa thasë me para do të vjedhin LSDM dhe BDI në emër të monumentit në Likovë?”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.
