Botë

Zelensky i drejtohet me një video mesazh deputetëve shqiptarë

03.05.2022 11:20

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, pritet sot ti drejtohet parlamentin e Shqipërisë nëpërmjet një video mesazhi....

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet sot  rreth orës 13:00 Kuvendit të Shqipërisë përmes një video-mesazhi për ligjvënësit shqiptarë.
 
Lideri ukrainas pritet të flasë për situatën në vend dhe nevojën për më shumë mbështetje humanitare dhe armatime për të cilat ka nevojë ushtria në përballimin e hordhive ruse.
 
Zelensky ka zhvilluar një luftë informacioni në kryeqytetet e botës, derisa ushtria e Ukrianës po lufton në fushëbetejë për mbrojtjen e vendit nga agresioni rus. Në vetëm dy javë ai i është drejtuar 10 parlamenteve të botës, duke marrë duartrokitje dhe lëvdata kudo. Fjalimet e Zelenskyt mbartin një qëllim urgjent, të mbledhin sa më shumë mbështetje ndërkombëtare. Në një fjalim të tij në Kongresin Amerikan të mbushur me referenca për Pearl Harbour, Martin Luther King dhe malit Rushmore, Presidenti Zelensky iu drejtua audiencës me një gjuhë të qartë e jo diplomatike, duke drejtuar dhe pyetjen në formë lutjeje për të ndihmuar shtetin e tij.
 
Gjatë një fjalimi tjetër të tij në Dhomën e Deputetëve të Italisë, Presidenti Zelensky duke përdorur një gjuhë qortuese iu drejtua audiencës duke thënë se anëtarët e rrethit të Putinit kanë qenë me pushime në Itali duke drejtuar thirrjen: "Mos u bëni vendpushim për vrasës".
 
Turnet virtuale në parlamentet e botës, Zelensky nuk i bën thjesht për të fituar simpati, por si një mënyrë që Ukraina të luftojë për ekzistencën e saj dhe këtë mund ta bëjë vetëm me ndihmën masive dhe të qëndrueshme ushtarake nga aleatët e saj. Këtë apel Zelenski pritet ta përsëris edhe në fjalimin drejtuar parlamentit shqiptar.