Botë
Papa kërkon takim me Putinin për Ukrainën
03.05.2022 11:30
Papa Françesku ka kërkuar të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë...

Papa Françesku ka kërkuar të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë, për të diskutuar rreth ndaljes së luftës në Ukrainë, por ende nuk ka marrë përgjigje.
Papa i ka thënë gazetës italiane, Corriere Della Sera se Patriarku Kirill i Kishës Ortodokse ruse, i cili ka mbështetur luftën në Ukrainë, “nuk mund të bëhet djali i altarit për Putinin”. Kreu i Vatikanit, i cili e ka bërë një vizitë të pashembullt në Ambasadën ruse kur ka nisur lufta, i ka thënë gazetës se ai ka kërkuar nga diplomati rus që t’ia dërgojë mesazhin Putinit.
“Kam qenë i gatshëm të shkoj në Moskë. Ka qenë e nevojshme që lideri i Kremlinit të mundësojë hapjen. Ende nuk kemi përgjigje dhe jemi duke insistuar”. Ai ka thënë se shqetësohet se Putin nuk dëshiron të ketë një takim të tillë tani.
