Botë

3 maji, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

03.05.2022 11:37

Nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, 3 maji është shpallur Dita Botërore e Lirisë së Shtypit...

Nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, 3 maji është shpallur Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të ngritur vetëdijen dhe rëndësinë e lirisë së shtypit dhe për t’ua kujtuar qeverive detyrën që kanë në drejtim të respektimit të të drejtës së shprehjes së lirë që është e garantuar me nenin 19 të Deklaratës së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut.
 
Po aq me rëndësi, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit është një ditë për të treguar përkrahjen tonë për mediat të cilat janë objekt i kufizimeve, apo eleminimit, në përpjekjet e tyre për të arritur lirinë e shtypit. Është gjithashtu një ditë mirënjohjeje për gazetarët të cilët kanë qenë të kërcënuar, të sulmuar dhe për ata të cilët kanë humbur jetën e tyre duke ndjekur një lajm.