Botë

“Gazetarët pa Kufij”, 28 shtete në situatë “shumë të keqe” për lirinë e mediave

03.05.2022 11:48

Organizata “Gazetarët pa Kufij”, në Treguesin Botëror të Lirisë së Shtypit, vlerëson se demokracitë po dobësohen...

Organizata “Gazetarët pa Kufij”, në Treguesin Botëror të Lirisë së Shtypit, vlerëson se demokracitë po dobësohen nga asimetria midis shoqërive të hapura dhe regjimeve despotike që kontrollojnë mediat dhe platformat e tyre online, ndërkohë që bëjnë luftëra propagandistike kundër demokracive.
 
Treshja e vendeve nordike që radhitet në krye të treguesit, Norvegjia, Danimarka dhe Suedia, vazhdon të shërbejë si një model demokratik ku lulëzon liria e shtypit.
 
Situata është cilësuar si “shumë e keqe” në një numër rekord prej 28 vendesh. Të dhjetë vendet më të këqija në botë për lirinë e shtypit përfshijnë Sirinë, Irakun Kubën, Vietnamin, Mianmarin, Kinën, Turkmenistanin, Iranin, Eritrenë dhe Korenë e Veriut.