Botë
Serbia e parafundit në Ballkanin Perëndimor, sa i përket lirisë së mediave
03.05.2022 11:56
Indeksi i Lirisë së Shtypit Botëror për vitin 2022 ka rendituar Serbinë...

Indeksi i Lirisë së Shtypit Botëror për vitin 2022 ka rendituar Serbinë në vendin e parafundit në rajon sa i përket lirisë së mediave.
Serbia për dallim nga viti paraprak është ngritur për 14 pozita dhe gjendet në pozitën e 79 nga 93 sa ishte, shkruan N1.
Serbia renditet më keq se të gjitha shtetet e rajonit përveç Shqipërisë e cila ka shënuar rënie për 20 vende dhe renditet në vendin e 103-të.
Kosova ndërkaq ka shënuar një ngritje prej 17 vendesh, apo në vendin e 61-të ndryshe nga një vit më parë kur ishte në vendin e 78-të. Serbia radhitet në vendin e 79-të, ndërsa një vit me parë ishte e 93-ta. Mali i Zi është në vendin e 63-të ndryshe nga treguesi i vitit të kaluar që e kishte renditur në vendin e 104-të. Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar rënie duke u radhitur në vendin e 67-të, ndërsa një vit më parë ishte në vendin e 58-të.
Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit rendit 180 vendet që monitoroi në një nga pesë kategoritë – të mira, të kënaqshme, problematike, të vështira dhe shumë serioze.
