Maqedoni
Nuk ka më rajone të krizës
05.01.2015 15:20
Nuk ka më pika kritike në vend dhe deri në mbrëmje energji elektrike do të ketë në tërë vendin...

Kjo u bë e ditur nga Shtabi i Krizës, i cili u themelua pas reshjeve të para të borës në vend.
"Nga orët e vona të mbrëmjes së kaluar nuk kemi më pika kritike, përkatësisht rajone që nuk furnizohen me energji elektrike. Në orët e vona të natës u lëshua në përdorim largpërçuesi i ri, që e ndërtuam në dy ditët e kaluara, nga ura e Boshkut deri te trafostacioni Jançe, me disa shtylla speciale rreth liqenit të Mavrovës"- deklaroi Igor Gievski nga EVN.
Ndërsa drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shaban Saliu, njoftoi se Shtabi i Krizës ka arritur të evakuojë katër persona nga rajoni i Dibrës, të cilët ishin bllokuar nga bora në një veturë dhe katër fëmijë dhe një të moshuar nga Gari, të cilët po ashtu ishin bllokuar nga bora.
GYLTENE SINANI
