Botë

Gazetarët nga Mariupoli nderohen me Çmimin e Lirisë së Fjalës

03.05.2022 12:25

Çmimi i këtij viti për Lirinë e Fjalës së DW shkon për fotoreporterin Evgeniy Maloletka....

Çmimi i këtij viti për Lirinë e Fjalës së DW shkon për fotoreporterin Evgeniy Maloletka, i cili punon me shumë agjenci dhe organizata ndërkombëtare të lajmeve dhe gazetarin e videove të Associated Press, Mstyslav Chernov. Fituesit u shpallën të hënën, më 2 maj.
 
Me fillimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës gazetarët ishin në Mariupol, ku ata erdhën, ditën kur filloi pushtimi rus në Ukrainë më 24 shkurt. Ata i treguan botës jetën në qytetin ukrainas teksa ishte i rrethuar nga trupat ruse. Chernov dhe Maloletka fotografuan shkatërrimin, mjekët në punë dhe viktimat e shumta civile. Ata u larguan nga Mariupol më 15 mars 2022 si pjesë e një evakuimi. 
 
Deutsche Welle e jep çmimin për lirinë e fjalës që nga viti 2015. Fitues mund të jetë një person apo iniciativë që ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirisë së shprehjes në media.