Asnjë fatalitet, 21 raste të reja, qeveria shfuqizon të gjitha masat anti-Covid
Asnjë fatalitet Covid nuk është regjistruar në 24 orët e fundit në vend.

Asnjë fatalitet Covid nuk është regjistruar në 24 orët e fundit në vend. Nga 773 analiza të kryera, janë regjistruar ndërkohë vetëm 21 raste të reja, prej të cilave, 5 janë riinfektime.
Në këtë statistikë kryeson Shkupi me 9 infektime, Manastiri 5, Kavadari dhe Ohri 2 dhe Shtipi, Kërçova dhe Dellçeva nga 1. Në këto 24 orë janë regjistruar gjithashtu edhe 71 të shëruar.
Sipas regjistrit të të vdekurve me diagnozë KOVID-19 nga “Termi im”, janë regjistruar ndërkohë dy të vdekur, një 66 vjecar nga Shkupi dhe një 80 vjeçar nga Shtipi.
Numri i rasteve aktive aktualisht në vend është 572. Marrë parasysh shifrat e fundit, qeveria në seancën e fundit vendosi të marrë parasysh konstatimin e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe shfuqizoi të gjitha masat anti – Covid me përjashtim vetëm të masës për :mbajtje të obligueshme të maskave mbrojtëse në shtëpitë e shëndetit, barnatore, transport publik dhe qendrat e përkujdesit ndaj personave të moshuar dhe me nevoja të veçanta. Mbeten rekomandimet për kujdes personal
