Maqedoni

Nesër bisedime të reja SASHK - MASH, VMRO-DPMNE me akuza

03.05.2022 16:29

SASHK dhe MASH nesër do të ulen me ndërmjetësuesin e tyre që të arrijnë marrëveshje dhe t’i iket reaktivizimit eventual...

SASHK dhe MASH nesër do të ulen me ndërmjetësuesin e tyre që të arrijnë marrëveshje dhe t’i iket reaktivizimit eventual të grevës gjenerale në arsim. Kreu i sindikatës është optimist se deri në fund të kësaj jave do të ketë zgjidhje, por nëse ndërmejtësimi nuk jep rezultat greva sërisht do të aktivizohet. Nga VMRO-DPMNE akuzojnë qeverinë për mosshpalljen e rezultatve të negociatave. 
 
“Pas kërcënimeve të shumta arsimtarët filluan punën, por përgjigje deri ku janë negociata me Sashkun ende nuk ka. Ndërmjetësuesi është I punësuar në kabinetin e Ministres Trençevska, dhe ajo nuk mund të jetë e paanshme kur ka negociata me Qeverinë. Qevria pati sukses që ti degradojë arsimtarët.", tha Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.
 
UNSHM me propozim për kompensimin e orëve 
 
Nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme,  me propozim se si të  kompenzohen orët e humbura dhe materiali që duhet të përvetësohet 
 
“Vazhdimin e mësimit nuk e dëshirojnë as nxënësit dhe as arsimtarët. Kjo nuk do të jipte efektin e dëshiruar, dhe prolongimi do të ishte vetëm formal. Po mendojmë se sit ë shkurtohet materiali dhe I njejti të transferohet për vitin e ardhshëm shkollor thonë nga Unioni I nxëxnësve të shkollave të mesme.”, thuhet në Komunikatën e Unionit të nxËnësve të Shkollave të Mesme. 
 
Qëndrimet edhe më tej mbeten të njeta, punonjësit e arsimit kërkojnë rritje të pagave për 18.4 % dhe harmonizim të pagave me pagën minimale, ndërsa Qeveria mbetet në qëndrimin për rritje të pagave për 12% dhe pagesën e K15.
 
FLUTURA LATIFI