Maqedoni

Platformë e re bashkëpunimi, Sofje-Shkup, Buçkovski: Nisma për tejkalimin e gjuhës së urrejtjes

03.05.2022 16:48

Në sofje të Bullgarisë është hapur klubi bullgaro-maqedonas qëllimii së cilit është promovimi i miqësisë së mire.

Në sofje të Bullgarisë është hapur klubi bullgaro-maqedonas qëllimii së cilit është promovimi i miqësisë së mire. Ish i dërguari special për marrëdhëniet me Bullgarinë Vllado Buçkovski thotë se nismat e tilla kanë qëllime të sinqerta. Ideja është që përmes kësaj platforme për bashkëpunim të plasohen qëndrime me të cilat do të tejkalohet gjuha e urrejtjes, e theksuar nga të dy anët e kufirit, sidomos pas Veto-s bullgare për fillimin e bisedimeve me BE-në. Ai sqaron se kjo platformë ka për qëllim që përmes dialogut të bisedohet për të gjitha temat që akoma konsiderohen tabu. 
 
“Nuk është qëllimi sa për të pasur një komision historik nën hije, e as të kundështojë atë që është predominante në shkencë dhe histori, por ti inkurajojë të dyja shoqëritë për t’i dhënë mbështetje historianëve të cilët punojnë në komisionin e përbashkët historik që të vazhdojnë punën pa presione politike.”, tha Vllado Buçkovski, ish i dërguar special për kontestin me Bullgarinë.
 
Elita akademike bullgare: Ka ksenofobi, të punojmë në njohjen e njëri tjetrit 
 
Profesorët universitarë në Bullgari, pohojnë se të dy popujt janë të afërt por partitë politke janë ata të cilat nxisin tensione. Elita akademike bullgare në Sofje pranon se ka fobi të ndërsjellë, por konsideron se të gjithë popujt e rajonit kanë histori të përbashkët, dhe kjo duhet të jetë urë bashkimi e jo ndarjeje.
 
“Kjo simptomë vjen si rezultat i ksenofobisë së krijuar ndër vite. Andaj si elitë akademike dhe intelektuale këtë dukuri duhet që ta tejkalojmë nga ana jonë, sa më shpejt që të jetë e mundur. Po ashtu edhe Bullgaria do të duhet që të veprojë nga ana e saj”, thotë Katerina Kollozova, profesore universitare.
 
Klubi bullgaro-maqedonas planifikon organizimin edhe të aktiviteteve të ndrshme akademike, sportive si dhe të tjera me qëllim të përmirësimit dhe ngritjes së miqësisë së ndërsjellë mes dy popujve duke u njohur më mirë ndërmjet vete dhe duke respektuar Marrëveshjen për fqinjësi të mirë. 
  
FLORIE BELULI KAMBERI