Maqedoni
Historianët maqedonas: Komisioni historik, nuk mundet që të shkruaj historinë e RMV-së
03.05.2022 17:06
Historianët maqedonas kërkojnë ndërprerje urgjente të bisedimeve me Bullgarinë...

Historianët maqedonas kërkojnë ndërprerje urgjente të bisedimeve me Bullgarinë, pasi sipas tyre, nuk mundet që komisioni të shkruaj historinë e RMV-së. Me vazhdimin e bisedimeve, Maqedonia e Veriut vetëm po e poshtëron veten, tha historiani Çebreganov, pasi sipas tij, bullgarët nuk po e pranojnë kombin maqedonas.
“Bisedimet në mes komisioneve duhet menjëherë të ndërpriten, sepse siç e shihni ne po vijmë në situatë ku vetëm na kërcënojnë. Dmth neve vetëm na kërcënojnë, kështu që zgjidhgja më e mirë është ndërprerja e bisedimeve, kur do të përmirësohen kushtet, atëherë po. Por tani të negocioj për historinë time personale, ska gjë më të ulët.”, thotë Çebreganov.
Këshilli për organizimin e simpoziumit me rastin e 150 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit ishin në takim te kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, ku është biseduar që historianët të jenë të izoluar nga presionet politike.
“Historia punon në bazë të dokumenteve. Dokumentimi vendoset në kohën kur është zhvilluar, në vendin ku janë realizuar ato ngjarje dhe pas gjith këtij konstatimi, arrihet përfundimi, i cili përfundim është një dhe i vetëm. Por vetëm mendjet e betonuara, nuk mund ta kuptojnë këtë, kështu që, është e pakontestueshme se Goce Dellcevi është maqedonas”, thanë përfaqësuesit e tyre pas takimit.
Në simpoziumin shkencor, kryetari i ASHAM Koçarev i ftoi historianët të bashkohen rreth çështjeve kyçe dhe të mos jenë vegël e partive politike.
“Të gjitha dokumentet, shkrimet, fjalime, rezolucione, proklamacione që nuk janë konzistente me dy premisa të maqedonizmit, e të tillë janë psh edhe marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë edhe marrëveshja e Prespës, paraqesin burim të të gjitha problemeve tona”, tha Koçarev.
Në kuadër të simpoziumit u prezentua edhe pulla postare me figurën e Goce Dellçevit.
BELINDA ADEMI
