Maqedoni
Prilep, përplasen dy autobusë, lëndohen 20 punëtorë tekstili
03.05.2022 17:43
Njëzet punëtorë tekstili kanë mbetur të lënduar pas përplasjes së dy autobusëve në ora 5:30 të mëngjesit të sotëm në Prilep...

Njëzet punëtorë tekstili kanë mbetur të lënduar pas përplasjes së dy autobusëve në ora 5:30 të mëngjesit të sotëm në Prilep, pranë vendbanimit Toçilë.
Sipas informacioneve jozyrtare, përplasja ka ndodhur pasi drejtuesi i njërit prej autobusëve, që ka qenë duke ushëtuar bosh, ka shfaqur probleme shëndetësore e si pasojë ka humbur kontrollin duke u përplasur me autobusin që kishte ndaluar në pikën e ndalesës për të marrë punëtorët. Por kjo duhet vërtetuar nga hetuesit.
Ekipet mjekësore menjëherë i kanë transportuar pasagjerët e lënduar në Spitalin e përgjithshëm të Prilepit. Ndonëse në raportin policor thuhet se dy pasagjerë janë në gjendje të rëndë, drejtoresha e këtij spitali, Keti Smileska, tha se vetëm një pacient do të mbahet në spital, ndërsa të tjerët janë lëshuar për trajtim shtëpiak.
“Prokuroria ka hetuar vendin e aksidentit dhe do të marrë në pyetje të gjithë pasagjerëve për të përcaktuar shkaqet e aksidentit”. – thonë nga Prokuroria Publike.
