Botë

Covid 19 në Shqipëri: 14 të infektuar në 24 orët e fundit, 6 pacientë në spital

03.05.2022 19:11

Shqipëria ka shënuar sërish ulje të rasteve me COVID edhe këtë të martë...

Shqipëria ka shënuar sërish ulje të rasteve me COVID edhe këtë të martë, ku në 24 orët e fundit janë infektuar 14 qytetarë. Nga 502 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19 11 qytetarë në Tiranë, nga 1 qytetar në Fier, Patos, Gramsh.
 
Janë 356 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
 
Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,339 që nga fillimi i epidemisë./Top Channel