Maqedoni
Shkup, shqiptohen 150 kundërvajtje në trafik
04.05.2022 09:12
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik....

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 150 sanksione.
Tridhjet e katër sanksione janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëzet sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, nëntë sanksione për errësimin e xhamave në mënyrë të parregullt.
Poashtu janë shqiptuar edhe katër masa për automjete me defekte teknike, gjashtë masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, dhe dyzet e katër sanksione për parkim të paligjshëm.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
