Botë

Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike. Po përgatitet për një provë bërthamore?

04.05.2022 09:59

Koreja e Veriut ka lëshuar ​​një raketë balistike drejt ujërave të saj lindore...

Koreja e Veriut ka lëshuar ​​një raketë balistike drejt ujërave të saj lindore.
 
Shefat e përbashkët të shtabit të Koresë së Jugut kanë bërë me dije se lëshimi i raketës ishte kryer në brigjet lindore të Veriut, por nuk kanë dhanë detaje të mëtejshme.
 
Të njëjtin lajm e dha dhe Ministria e Mbrojtjes e Japonisë, e cila tha se Koreja e Veriut lëshoi ​​një raketë balistike por nuk dhanë detaje të tjera.
 
Gjithashtu mendohet se Koreja e Veriut po përgatitet për një provë bërthamore.
 
Sipas ekspertëve ritmi i përshpejtuar i Koresë së Veriut në testimin e armëve këtë vit tregon qëllimin e këtij vendi për të avancuar programet e saj raketore dhe ushtrimin e presionit ndaj Uashingtonit./The Guardian