Botë

Hollande: të hiqen sanksionet ndaj Rusisë nëse ka përparim

05.01.2015 16:47

Sanksionet perëndimore kundër Rusisë duhet të hiqen nëse është bërë progres në zgjidhjen e krizës në Ukrainë, tha presidenti francez, Francois Hollande...

Duke folur në një intervistë për “France Inter Radio”, Hollande tha se Evropa duhet të mbajë linjat e komunikimit të hapura me presidentin rus, Vladimir Putin, ai duhet ta dijë kufirin, duke shtuar se sanksionet ishin "të kushtueshme për të".
 
"Unë mendoj se sanksionet duhet të ndalen tani. Ato duhet të ngrihen në qoftë se ka përparim, e nëse nuk ka progres, sanksionet do të mbeten. Presidenti rus, Vlladimir Putin, duhet ta dijë deri ku është kufiri, sepse sanksionet ndaj Rusisë ishin "të kushtueshme për të", prandaj duhet ta respektojë marrëveshjen, në të kundërtën do të humbasë shumë”- deklaroi presidenti francez, Fransua Holland.
 
Komentet e tij erdhën përpara bisedimeve mes liderit ukrainas, Petro Poroshenko dhe atij rus, Vladimir Putin, të planifikuara në Kazakistan, më datën 15 janar. Bisedimet do të mbahen si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të arritur një marrëveshje paqeje.
 
FARIJE DAUTI-BAKIU