Botë

Sulmi në fabrikën e çelikut Azovstal/ Zelensky: Rusët shkelën marrëveshjet për evakuime të sigurta

04.05.2022 11:51

Vendi i fundit i rezistencës në Mariupol, fabrika e çelikut Azovstal, është sulmuar tashmë nga forcat ruse...

Vendi i fundit i rezistencës në Mariupol, fabrika e çelikut Azovstal, është sulmuar tashmë nga forcat ruse, pasi disa të strehuar në uzinë u evakuuan me sukses në largësi të qytetit për të qenë më të sigurt.
 
Një grua e cila ishte dëshmitare tha se sulmi nisi sapo nxorën jashtë për evakuim disa nga personat e strehuar në uzinë.
 
Në fjalimin e tij të mbrëmjes, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se duke e sulmuar atë, forcat ruse kishin shkelur marrëveshjet për evakuime të sigurta.
 
 “Unë besoj se ka ende një shans për të shpëtuar njerëzit e tjerë”– tha ai
 
Megjithatë, besohet se rreth 200 civilë janë ende brenda fabrikës së çelikut, siç ka raportuar  kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko dhe se 100,000 mbeten në Mariupol në tërësi.
 
Fabrika e epokës sovjetike ishte bërë një simbol i rezistencës dhe sfidës së Ukrainës. Ndërsa në fjalimin e tij të mbrëmjes, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se duke e sulmuar atë, forcat ruse kishin shkelur marrëveshjet për evakuime të sigurta./Top Channel