Maqedoni
Vazhdon greva në zyrat e librave amë, SPDLA: Kemi presione, por greva nuk ndërpritet
04.05.2022 14:21
Ka hyrë në ditën e pestë greva e punonjësve administrativ në Drejtorinë e Librave Amë....

Ka hyrë në ditën e pestë greva e punonjësve administrativ në Drejtorinë e Librave Amë. Ata kërkojnë rritje lineare të pagave, pasi ka punonjës me përvojë pune gati 15 vite që marrin rrogë prej 15.000 denarëve. “Kërkojnë edhe mirëkuptim nga qytetarët të cilëve nuk po u jepen dokumentet e nevojshme”. Këmbëngulin se nuk do zmbrapsen edhe përkundër presioneve, deri në realizmin e kërkesave kolektive.
“Shumica e kolegëve ka gati 15 vjet nuk ka lëvizje në rroga, janë referent të rinj... Me 15000 denarë besoj se nuk mund të ushqehet një familje. Ka presione, nuk do të thotë se nuk ka, po ne kemi të drejtat tona dhe nuk ndalojmë. Kërkesa e qytetarëve është e madhe, pasi jemi qytet i dytë në Maqedoninë e Veriut. Shfrytëzoj rastin dhe kërkojmë ndjesë ndaj tyre, por duhet të na kuptojnë ata se më një rrogë 15000 denarë nuk mund të jetojmë.”,- tha Naser Xhemaili nga Drejtoria e Librave Amë - Zyra në Tetovë.
Kryetari i Sindikatës, Toni Milosheski, kërkoi nga qeveria që sa më parë të plotësojë kërkesat e tyre.
“Kërkojmë që në një afat sa më të shkurtër kohor të ndërmarrin masa si qeveria ashtu edhe Ministria e Drejtësisë. Derisa nuk realizohet ajo që ne kërkojmë, do të vazhdojmë më grevën dhe nuk do të ndalemi. Kemi presione edhe nga vetë udhëheqsha, më shumë bëjnë presione kundrejt të punësuarve në kontrata në vepër të cilëve mund edhe t’ua ndërpresin marrëveshjet.”,- theksoi kryetari i SPDLA-s, Toni Milosheski.
Sindikata tashmë 3 vite po negocion e po kërkon të rrogave. Ata thonë se kanë pasur takime me Ministrinë e Drejtësisë për marrëveshjen kolektive, por nga ministria e financave u është thënë se propozimi i tyre nuk do të miratohet.
VISARI SADIKI
