Transformimi i sistemit mbrojtës, Petrovska: Angazhim në resurse njerëzore

04.05.2022 16:31

Filluan konsultime të gjëra në procesin e transformimit të sistemit të mbrojtjeS....

Filluan konsultime të gjëra në procesin e transformimit të sistemit të mbrojtjes që vazhdojnë pas anëtarësimit në NATO, me qëllim përforcimin e aftësive mbrojtëse në periudhën 2022-203.

Ministria e Mbrojtjes është e angazhuar në përforcimin e kapaciteteve njerëzore, pasi që pajisjet moderne mund të blihen.

“Procesi i transformimit të mbrojtjes nuk ka mbaruar edhe pse jemi vend anëtar i NATO-s. Ai është një proces i gjatë që vazhdon dhe prej këtu juve si përfaqësues të organizatave unë ju ftoj të jemi partner në këtë proces. Me sukses e kemi kryer transformimin e armatës, por jo edhe në tërësi të mbrojtjes.”,- deklaroi ministrja e mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

“Ukraina na tregon se edhe lufta klasike mund të jetë prezente edhe në këto kushte bashkëkohore por edhe rreziku dhe kërcënimet nga veprimet hibride gjithashtu janë prezente. Ata ndërmjet tyre janë lidhura dhe në këtë kontekst gjithsesi se edhe ne duhet të mbajmë llogari  në zhvillimin e mbrojtjes tonë.”,- u shpreh Bllagoja Markovski nga Forumi Ballkanik i Sigurisë.

Ministria e Mbrojtjes do të sigurojë mbështetje në pjesën e diplomacisë publike dhe fondit "Shkenca për paqe të NATO-s" në vërtetimin e nevojave dhe fushave prioritare.

Në këtë rast përmes thirrjeve publike mund të sigurohet financim nga Aleanca për projekte të Organizatave qytetare për përforcimin e kontrolleve civile në sistemin për mbrojtje dhe armatë, luftën kundër lajmeve të rreme dhe kërcënimeve hibride. (Florije Beluli Kamberi, TVM2)