Maqedoni
119 vjetori i vdekjes së Goce Dellçevit, historianët: Është maqedonas, po na e përvetësojnë
04.05.2022 16:49
Shkupi zyrtar shënoi sot 119 vjetorin e vdekjes së Goce Dellçevit....

Shkupi zyrtar shënoi sot 119 vjetorin e vdekjes së Goce Dellçevit. Autoritetet shtetërore thanë se ai ishte lider në idenë për shtet të pavarur maqedonas, ndërsa idealet dhe angazhimet e tij mbeten edhe sot detyrim i përbashkët për të vazhduar ta ndërtojmë shtetin si demokratik dhe ekonomikisht të përparuar. Historianët në vend thonë se sado që të tjerët të duan ta përvetësojnë, Dellçevi gjithmonë do të mbetet maqedonas. Akuzojnë qeverinë për heshtje dhe autocensurë në emër të dialogut politik.
“Për këtë personalitet frymëzues maqedonas në trendet moderne të sotme, nuk ka vend për disa që duan ta bëjnë – pazar. Prandaj besoj se askush, sidomos disa komisione historike, nuk kanë të drejtë dhe mandat ta ndryshojnë kujtesën kolektive dhe ta vendosin në shkallët historike, sipas disa të tjerëve.”,- deklaroi Gjorgi Çakarjanevski nga Instituti i Historisë Kombëtare.
“Sikur të shënojmë lindjen dhe vdekjen e apostullit tonë në luftën revolucionare, do të shkaktojmë pasoja politike. Kjo është gjëja e parë që duhet thënë dhe me sa di asnjë institucion shkencor i arsimit të lartë nuk e ka bërë një gjë të tillë.”,- tha profesoresha universitare, Biljana Vankovska.
Përvjetori i vdekjes së Goce Dellçevit u shënua edhe në Bullgari, ndërsa në Komisionin e Historisë mes dy shteteve nga historianët bullgarë është insistuar që Goce Dellçev të shënohet si pjesë e historisë së përbashkët.
GYLTENE SINANI
