Maqedoni
Punësime të reja, 30 drejtorë organizativ nëpër spitale
05.01.2015 17:15
Një pjesë e madhe e komunave kanë nisur vitin e ri 2015 me shpalljen e konkurseve për vende të lira pune...

Mes tyre janë edhe komunat Gostivar dhe Çair. Komuna Gostivar njofton 21 vende të lira për nëpunës, ndërsa Çairi 12 vende të lira.
Konkurse punësimi kanë shpallur edhe komunat Ohër, Resnjë, Kavadar dhe Negotinë. Përveç komunave edhe qeveria sot ka shpallur një konkurs punësimi për drejtorë organizativ në Shtëpitë e Shëndetit.
Konkursi do të zgjasë dy javë, por nuk bëhet fjalë për drejtorin e dytë të Shtëpive të Shëndetit, por për drejtorë menaxhues, që do të kenë të njëjtat të drejta si drejtori mjek.
“Ai do të ketë të drejta të barabarta me drejtorin mjek dhe së bashku do të punojnë si një ekip i vetëm, me të njëjtat të drejta dhe përgjegjësi. Është i domosdoshëm një ekip i mirë për të çuar përpara reformat dhe për të përmbushur projektet në interes të qytetarëve të Maqedonisë”- tha sot në pres-konferencë zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandër Gjorgjiev.
Sipas tij, përmes këtij konkursi do të emërohen 30 drejtorë organizativ në institucionet shëndetësore në të gjithë vendin.
