Maqedoni

Negociatat MASh-SAShK vijojnë, asgjë e re, takim i radhës mbahet të premten

04.05.2022 17:53

Negociatat mes SAShK-ut dhe MASh-it vijojnë edhe më tej, por asnjë nga palët nuk jep detaje...

Negociatat mes SAShK-ut dhe MASh-it vijojnë edhe më tej, por asnjë nga palët nuk jep detaje se çka konkretisht është debatuar sot me qëllim që epilogu i tyre të jetë i suksesshëm. SAShK gjithsesi është optimist se do të gjendet zgjidhje në interes të gjithë shoqërisë.  Bisedimet do të vazhdojnë të premten. 
 
“Gjithsesi kemi takim të radhës, u morëm vesh për të premten. Kanë një ditë Ministria e Arsimit dhe Shkencës në konsultime me Ministrinë e Financave të bëjnë përllogaritjet dhe të na informojnë që negociatat të vazhdojnë edhe më tej.”,- tha përfaqësuesi i SAShK-ut, Zenafer Bajmak.
 
Prolongimi i viti shkollor, SAShK: Për këtë vendosin komunat, jo MASh-i
 
Sa i përket mundësisë për prolongimin e vitit shkollor nga SAShK thonë se do të respektojnë vendimin që do të miratohet. MASh potencon se kompetent për këtë çështje janë komunat  dhe drejtorët. 
 
“Nga MASh thanë se nuk janë kompetent dhe për këtë çështje duhet të vendosin komunat dhe drejtorët e shkollave. SAShK-u do të respektojë vendimin që do të miratohet por tani për tani të mos spekulojmë përderisa nuk kemi dokument zyrtar nuk do të deklaroj asgjë sepse nuk është korrekte.”,- theksoi përfaqësuesi i SAShK-ut, Zenafer Bajmak.
 
Para takimit kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov, potencoi se negociatat do të zgjasin dhjetë  ditë , nëse është e nevojshme dhe dhjetë ditë shtesë dhe më pas do të dihet se a do të riaktivizohet apo ndërpritet greva.
 
Të dyja palët sipas tij presin të dalin nga bisedimet si partnerë social dhe të gjendet zgjidhje e pranueshme ku nuk do të ketë fitues dhe humbës.
 
FLUTURA LATIFI