Botë
Shqipëri: 20 të infektuar me COVID në 24 orët e fundit, gjashtë pacientë në spital
04.05.2022 21:26
20 qytetarë janë infektuar me COVID gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri...

20 qytetarë janë infektuar me COVID gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri duke e çuar në 291 numrin e rasteve aktive.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 642 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19 15 qytetarë në Tiranë, 3 në Lushnje, nga 1 qytetar në Fier, Divjakë.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 85 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,424 që nga fillimi i epidemisë./Top Channel
