Maqedoni
VMRO DPMNE vendosi: Bllokadë aktive parlamentit nga 10 maji
04.05.2022 22:17
Komiteti i VMRO-DPMNE-së vendosi që t’i japë mbështetje liderit të tyre Hristian Mickoski...

Komiteti i VMRO-DPMNE-së vendosi që t’i japë mbështetje liderit të tyre Hristian Mickoski, rreth propozimit për bllokadë aktive të Paralamentin nga 10 maji, në përjashtim të ligjeve sociale për qytetarët, rritjen e pagave dhe pensioneve.
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolloski, tha se për çdo hap që ndërrmarrin ato, fajin e ka Koalicioni LSDM-BDI. Nga pallati i bardhë me apel deri të pushteti që edhe një herë të rishikojn vendimin e tyre për takim liderësh.
“Sollëm vendim për bllokadë aktive të Kuvendit, që nënkupton aktivizim për bllokadën e të gjitha zgjidhjeve ligjore dhe rregullore që vinë nga kjo Qeveri e LSDM-së dhe BDI-së. Kjo bllokad do hy në fuqi me 10 maj. Ndërsa deri atëherë kërkojmë që koalicioni LSDM-BDI të rishikojë sjelljen e tyre dhe të pranojë dorën e zgjatur për dialog, përfshirë edhe organizimin e një takimi lidërësh në të cilën do të dakordohemi për datën e zgjedhjeve të parakohshme dhe do të hapi sektoret më të rëndësishme për të cilat VMRO –DPMNE propozoi ekipe”, theksoi Aleksandar Nikolloski nga VMRO-DPMNE.
Mickovski: Nuk lejojmë të na drejtojnë nga Reçica e Vogël
Ndërkohë edhe pasditen e së mërkurës Mickoski ripërsëriti se nuk do të lejojn që shteti të drejtohet nga Reçica e Vogël.
“Do të luftoj deri në pikën e fundit, deri në atomin, energjinë dhe forcën e fundit. Por nuk është më i vogël as interesi i Reçicës së Vogël që VMRO-DPMNE të dështojë. Sepse janë një hap më afër arritjes së synimeve të tyre, të cilat presin prej 20 vitesh për t'i arritur. 20 vite presin që ta ndajnë Maqedoninë, 20 vite presin ta shkatërrojn Maqedoninë. Tani e bëjnë këtë nga brenda institucioneve. E bëjnë nga brenda sepse përdorin përçarjen tone. Nëse ne jemi një, ajo ska për të ndodhur kurrë”, u shpreh lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.
Vendimi i opozitës për bllokad institucionale vjen pas refuzimit që kryeministri Dimitar Kovaçevski i bëri kërkesë Mickoskit për takim liderësh, ku do të diskutohej edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
SANIJE DURAKU
