Maqedoni
Parashikimi i motit
05.05.2022 09:01
Moti sot në pjesën më të madhe të vendit do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike....

Moti sot në pjesën më të madhe të vendit do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave. Në orët e pasdites do të ketë paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2°C deri 13°C, ndërsa ajo maksimale prej 19°C deri 26°C.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me temperarura prej 10°C deri në 25°C.
