Maqedoni
138 shoferë të sanksionuar në Shkup, 14 pa patentë shofer
05.05.2022 09:13
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara..

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 138 sanksione.
Katërmbëhjet sanksione janë shqiptuar për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, dhjet sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, dhe dhjet për kalim në semafor të mbyllur.
Poashtu janë shqiptuar edhe nëntë masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, pesë masa për kundërvajtje nga motoçiklistë, shtatë sanksione për mospërfillje të këmbësorëve, katër sanksione për errësimin e xhamave në mënyrë të parregullt, dhe pesëdhjet e një sanksione për parkim të paligjshëm.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
