Botë

Pritet nisja e armëpushimit treditor në Mariupol

05.05.2022 09:56

Më shumë se 300 civilë kanë mbërritur në Zaporozhje nga Mariopol dhe zonat përreth...

Më shumë se 300 civilë kanë mbërritur në Zaporozhje nga Mariopol dhe zonat përreth pas një operacioni të ri të koordinuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe Kombet e Bashkuara. Presidenti ukrainas Zelenski thotë se makineritë e rënda janë të nevojshme për të nxjerrë njerëzit nga strehëzat nëntokësore, por kjo nuk është e mundur gjatë luftimeve.

“Faza e dytë e operacionit tonë të evakuimit nga Mariupol përfundoi. Gjithsej 344 njerëz u shpëtuan nga qyteti dhe zona përreth. Ekipi ynë po përgatitet tu dale në ndihmë në të njëjtën mënyrë si 150 personave të mëparshëm që kanë arritur të largohen nga Azovstal. Të gjithë do të marrin ndihmë.”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
 
Autoritetet ukrainase konfirmuan se një sulm i plotë në fortesën e fundit të luftëtarëve ukrainas në Mariupol ishte kryer dje.
 
“Jam krenar për ushtarët e mi që kanë bërë përpjekje mbi njerëzore për të parandaluar sulmin e armikut. Falënderoj tërë botën për mbështetjen e madhe të garnizonit të Mariupol. Situata është jashtëzakonisht e vështirë, por ne do të vazhdojmë të ekzekutojmë urdhrin për të mbajtur mbrojtjen tonë pavarësisht të gjithëve.”, tha komandanti i ushtrisë ukrainase.
 
Ende ka civilë përfshirë gra dhe fëmijë në Mariupol. Rusia ka njoftuar një armëpushim në mënyrë që të evakuojë civilët nga fabrika e çelikut Azovstal.
 
ADNAN HAJDARI