Botë
Inteligjenca amerikane ka ndihmuar Ukrainën për të vrarë gjeneralët e lartë rus
05.05.2022 11:20
SHBA ka ndihmuar Ukrainën me shërbimet inteligjente të saj, për shënjestrimin dhe vrasjen e gjeneralëve rus në Ukrainë...

SHBA ka ndihmuar Ukrainën me shërbimet inteligjente të saj, për shënjestrimin dhe vrasjen e gjeneralëve rus në Ukrainë, sipas një raporti të New York Times duke cituar zyrtarë të lartë amerikanë.
Inteligjenca amerikane ka siguruar detaje të lëvizjes së trupave ruse dhe vendodhjen e selisë së saj të lëvizshme ushtarake. Kjo është përdorur nga forcat ushtarake ukrainase gjatë sulmeve që kanë çuar në vrasjen e gjeneralëve rusë.
Zyrtarët ukrainas pretendojnë se kanë vrarë 12 gjeneralë të lartë rus. Megjithatë ata nuk konfirmuan se sa nga këto operacione u ndihmuan nga inteligjenca amerikane.
Një reagim erdhi për këtë lajm nga Shtëpia e Bardhë ku Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson e cilësoi lajmin si mashtrim dhe të pavërtetë.
Ajo deklaroi se SHBA po i ofron ndihmë Ukrainës me shërbimet e saj inteligjente në fushëbetejë dhe se nuk ka qëllim për të vrarë gjeneralët rus.
