Maqedoni

SHBA: Është koha që RMV dhe Shqipëria të vazhdojnë së bashku në fazën tjetër drejt BE–së

05.05.2022 11:40

Shtetet e Bashkuara po mbajnë bisedime dypalëshe me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut...

Shtetet e Bashkuara po mbajnë bisedime dypalëshe me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut për të zgjidhur shpejt mosmarrëveshjet dypalëshe, sepse është koha që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë bisedimet e para-anëtarësimit me BE-në, tha Departamenti i Shtetit. 

Zëdhënësi, Ned Price, tha se ka vazhduar të inkurajojë Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut që shpejt t'i zgjidhin mosmarrëveshjet bilaterale. Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë qenë prej kohësh një mbështetëse e fortë e integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Ne besojmë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Procesi i zgjerimit promovon paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe prosperitet në të gjithë rajonin, tha Price. Ai shtoi se vendimi i BE-së nga marsi 2020 për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë konsiderohet një hap pozitiv. 
 
"Të dy vendet kanë përfunduar detyrat bazë dhe ne besojmë se është koha për të ecur përpara së bashku në fazën tjetër të procesit të gjatë dhe sfidues të pranimit," tha Price. Ai shtoi se “Marrëveshja historike e Prespës ka treguar se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të afta të kryejnë detyra të vështira, të arrijnë kompromise dhe vendime të vështira dhe ne jemi të bindur se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të bëjnë të njëjtën gjë duke negociuar mosmarrëveshjet e tyre dypalëshe”.