Botë
Tanket “pushtojnë” Moskën
05.05.2022 12:48
Ushtria ruse ka nisur përgatitjet për paradën e Ditës së Fitores, e cila do të mbahet më 9 maj...

Ushtria ruse ka nisur përgatitjet për paradën e Ditës së Fitores, e cila do të mbahet më 9 maj, dhe simbolizon fitoren e ish-Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore kundër Gjermanisë naziste.
Tanket dhe armatime të rënda dolën në rrugët e Moskës duke zhvilluar prova për paradën e madhe edhe pse pushtimi i Ukrainës nuk ka shkuar sipas planeve të Putinit, të paktën sipas Perëndimit.
Tanket sovjetike T-34 janë fotografuar teksa lëvizin përgjatë rrugës Tverskaya drejt Sheshit të Kuq.
