Kulturë

Ronela Hajati tregon prapaskenat e Eurovizionit: Koreografia ime u censurua

05.05.2022 13:15

Këngëtarja Ronela Hajati, e cila përfaqëson këtë vit Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Sekret”...

Këngëtarja Ronela Hajati, e cila përfaqëson këtë vit Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Sekret”, ka treguar detaje nga prapaskenat, teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga eventi i madh.

Hajati sqaroi foton e shumë përfolur, e cila u fshi nga faqja zyrtare e Eurovizionit.
 
“Koreografia është censuruar se ka video të tjera që duhet të ishin marrë”.
 
Ronela u shpreh se nuk ka pritshmëri për fitore, por vetëm që të futet në finale.
 
“Ne dalim në 10 maj. Nuk kam pritshmëri, ndoshta ka të bëjë nga modestia, por gëzimi më i madh për mua është të futem në natën finale, nuk ka pritshmëri të larta është se nuk dua të zhgënjehem. Kënga është moderne, jam mundur t’i ndërthuar sa të mundem, kam lënë çdo projekt tjetër, merrem vetëm me këtë këngë.”, tha Ronela.
 
Këngëtarja tha se edhe pse kënga e saj është mirëpritur, ka edhe shumë këngë të tjera të cilat janë të mira, me artistë të mrekullueshëm.
 
“I kemi dëgjuar këngët, ka shumë të mira, artistë të mrekullueshëm. Unë e kam një top5, që un nuk jam aty. Jam në një fazë që nuk po kuptoj fare ku jam se jam përfshirë aq shumë. Për mua është të dal mirë atje. Në datën 10 ku përcaktohen finalistët.“
 
Të treja netët finale të Festivalit Europian të Këngës, do të mund ti ndiqni eksluzivisht në TVM 2 më 10-12 dhe 14 maj.