Botë
IS-is ekzekuton tetë persona
05.01.2015 18:01
Militantët e “Shtetit Islamik” i kanë ekzekutuar tetë njerëz, në mesin e të cilëve katër policë, në provincën Salaheddin të Irakut...

Kjo është bërë me dije përmes disa fotografive që militantët i kanë postuar në internet.
Një mesazh i shkruar tek fotografitë e postuara, autorësia e të cilave nuk dihet, thotë se burrat nuk i janë përmbajtur një zotimi të dhënë se nuk do të punojnë më për qeverinë irakiane.
Viktimat shihen të jenë veshur me ngjyrë portokalli, ngjyra me të cilat vishen edhe gazetarët dhe punëtorët e ndihmës së parë.
Ata janë parë të rreshtuar e të ulur në gjunjë, ndërsa para tyre në këmbë, duke qëndruar persona të maskuar e të armatosur. Një tjetër fotografi tregon viktimat e shtrira nga ana e përparme dhe me duar të lidhura nga pas, ndërsa shihet gjaku në kokat e tyre.
Pas një ofensive gjithëpërfshirëse, militantët e IS-it në qershor të vitit të kaluar kanë pushuar zona të mëdha në perëndim të Bagdadit. IS-is, gjithashtu ka nën kontroll pjesë të tjera të territorit në Siri dhe Irak.
