Maqedoni

Spasovski: Integrimi në BE forcon stabilitetin në Evropë

05.05.2022 14:30

Integrimi i Maqedonisë së Veriut por edhe vendeve tjera të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian....

Integrimi i Maqedonisë së Veriut por edhe vendeve tjera të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian nuk është vetëm garanci për stabilitetin dhe prosperitetin në rajon, por edhe për BE-në. Kështu u shpreh ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, në fjalimin e tij në takimin rajonal të drejtorëve të shërbimeve të policisë nga Ballkani perëndimor.
 
Spasovski njëherit theksoi se vetëm me bashkëpunim ndërinstitucional dhe ndërkombëtar mund të pengohet dhe luftohet krimi i organizuar. Situata e krijuar në Ukrainë në mënyrë plotësuese i stimulon nevojat për mbajtjen e bashkëpunimit të fortë ndërkombëtarë me vendet nga ky rajon për çka RMV është e kyçur në mënyrë aktive dhe i mbështet të gjitha iniciativat ndërkombëtare që kanë për qëllim të përforcojnë bashkëpunimin dhe sigurinë në rajon, përshirë dhe sigurinë në Evropë.
 
“Më lehtë do ta mbrojmë Evropën nga krimi nëse jemi pjesë e BE-së, ndërsa pozita jonë sa i përket kësaj çështje është shumë e qartë. Ne jemi në rrugën e BE-së dhe të përkushtuar në këtë drejtim.”,- tha ministri i mbrojtjes, Oliver Spasovski.
 
Terrorizmi dhe krimi transnacional paraqesin sfidë globale në mbarë botën dhe kjo kërkon qasje serioze, bashkëpunim ndërinstitucional dhe bashkëpunim mes policisë jo vetëm nga vendet e rajonit por edhe më gjerë theksojnë nga Byro për siguri publike.
 
“Të gjithë ne jemi të hapur dhe të bashkuar nga avantazhet e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në lutën kundër krimit të organizuar.”,- theksoi Sasho Tasevski nga Byro për Siguri Publike.
 
Në vitin 1993 RMV u bë anëtare e INTERPOL, në vitin 2006 filluam angazhimet për marrëveshje me EVROPOL-in ndërsa më pas nënshkruam edhe marrëveshjen për bashkëpunim operativ dhe strategjik.
 
“Viteve të fundit një numër i madh i iniciativave në rajon u udhëhoqën bashkërisht si migrantët, tregtia me drogë. Jam krenare që Evropol kishte rol aktiv në së bashku me vendet e Ballkanit perëndimor në ndalimin e këtyre iniciativave.”,- deklaroi drejtoresha ekzekutive e EUROPOL-it, Katerina De Boll.
 
“E një rëndësie të veçantë është të bisedohet për përgjegjësinë tonë të përbashkët, për rrezikun dhe kërcënimet që na tangojnë të gjithë ne. Duhet të punojmë së bashku dhe të jemi të gatshëm, që asgjë të mos na befasojë.”,- u shpreh zëvendësdrejtori i INTERPOL-it, Vitorio Rici.
 
Ballkani perëndimor mbetet pikë e rëndësishme për bashkësinë ndërkombëtare, u tha me këtë rast.

FLORIJE BELULI KAMBERI