Maqedoni

MASh dhe SAShK të premten në bisedime, arsimtarët në pritje të rrogës për muajin prill

05.05.2022 14:47

Negociatat e SAShK-ut me Ministrinë e Arsimit për rritjen e pagave do të vijojnë të premten...

Negociatat e SAShK-ut me Ministrinë e Arsimit për rritjen e pagave do të vijojnë të premten me ndihmën e ndërmjetësuesit, me ç’rast SASHK-u pret përgjigje konkrete se a janë realizuar përllogaritjet e pagave nga MASh. Bisedimet që u zhvilluan nga të dyja palët të enjten nuk u kumtuan për opinionin me qëllim që epilogu i tyre të jetë i suksesshëm. Ende nuk dihet se a do t’u paguhen pagat arsimtarëve që mbajtën grevë dhe a do të ketë marrëveshje mes palëve për rritjen e pagave. Nga MASh thonë se në takimin e së premtes me SAShK-un do të debatohet edhe për këto çështje.  
 
“Të premten pasdite vazhdojnë negociatat me SAShK-un. Sërish do të bëhet përpjekje që të gjejmë zgjidhje për pagesën e pagave të arsimtarëve gjatë grevës, rritjen e pagave në sektorin e arsimit, harmonizimin e qëndrimeve për marrëveshjen kolektive në arsim si dhe për pagesën e K-15.”,- thuhet në komunikatën e Ministrisë së Arsimit.
 
Edhe nga SAShK pohojnë se për të gjitha çështjet do të debatohet në takimin e s; premtes dhe janë optimist se do të gjendet zgjidhje. Ditë më parë, kreu i Sindikatës, Jakim Nedellkov, potencoi se negociatat do të zgjasin dhjetë ditë, e nëse është e nevojshme edhe dhjetë ditë shtesë dhe më pas do të dihet nëse do të riaktivizohet apo ndërpritet greva. Komunat janë në pritje të informimit nga Ministria e Arsimit për çështjen e rrogave të arsimtarëve. 
 
FLUTURA LATIFI