Maqedoni

VMRO njofton bllokimin e Kuvendit, LSDM: Bllokimi është rrugë e gabuar

05.05.2022 15:21

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do të fillojë të zbatojë vendimin e Komitetit Ekzekutiv...

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do të fillojë të zbatojë vendimin e Komitetit Ekzekutiv të partisë për bllokadë aktive të Kuvendit gjatë fillimit të punimeve. Koordinatori i GP të VMRO DPMNE-së, Nikolla Micevski, thotë se vendimi, përkatësisht kushti i është përcjellë shumicës parlamentare dhe afatet po rrjedhin. VMRO DPMNE kërkon takim liderësh për caktimin e datës për zgjedhje të parakohshme parlamentare.     
 
“Kuvendi edhe pa këtë bllokadë aktive është jofunksional. Jofunksionaliteti u dëshmua edhe sot, kur caktojnë seanca të dy komisioneve në ora 11, të cilat fillojnë në orën 11 e 15 minuta, në fakt nuk fillojnë dhe nga ora 12 të njëjtët anëtarë të Komisionit për Çështje Evropiane duhet të marrin pjesë në seancë plenare ku duhet të diskutohet Raporti i KE-së për përparimin e Maqedonisë. Kjo dëshmon mosfunksionalitetin e tyre.”,- tha Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.
 
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë vlerëson se shkatërrimi, bllokada dhe dhuna nuk kanë vend në Kuvend. Sipas kësaj partie VMRO DPMNE paralajmëron bllokada të reja, në mes të krizës më të madhe energjetike dhe ekonomike në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, në kohë kur Kuvendi duhet të sjellë zgjidhje efektive për qytetarët.
 
“Rrugën që zgjedh VMRO DPMNE me urdhëresë të Nikolla Gruevskit, është i gabuar dhe ai nuk nënkupton dëm për LSDM-në, dëm për Qeverinë apo shumicën por, është dëm i drejtpërdrejtë për qytetarët dhe shtetin. Mickovskit sikur nuk i mjafton që gjatë gjithë vitit deputetët e VMRO-DPMNE-së bllokojnë ligje të rëndësishme për qytetarët, këtu në Kuvend.”,- theksoi Darko Kaevski nga LSDM.
 
Partnerët e koalicionit qeverisë kanë përsëritur qëndrimin se shumica parlamentare është stabile dhe se zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të këtë. Në ndërkohë, kërkojnë qasje konstruktive nga opozita, për t’u përball me sfidat që paraqiten për shkak të pandemisë, krizës energjetike, ekonomike dhe asaj të sigurisë.      

SHPËTIM NUREDINI