Maqedoni

Eurointegrimi i RMV-së dhe Shqipërisë, Prajs: Dy shtete të nisin bisedimet me BE-në

05.05.2022 15:32

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të hedhin një hap përpara drejt integrimit evropian...

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të hedhin një hap përpara drejt integrimit evropian dhe ajo të jetë mbajta e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në,  ka deklaruar zëdhënësi i departamentit të shtetit amerikan, Ned Prajs. Konfirmon se Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë bisedime dypalëshe me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut për të arritur një zgjidhje sa më të shpejt në mosmarrëveshje. SHBA-të shpresojnë se Shkupi dhe Sofja do të ndjekin modelin e Marrëveshjes së Prespës për të dalë nga kriza bilaterale. 
 
“Marrëveshja historike e Prespës dëshmoi se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të gatshme të realizojë detyra të rënda, të bëjnë kompromise, të gjejnë zgjidhje. Ne jemi të bindur se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do ta bëjnë të njëjtën përmes bisedimeve mbi çështjet  kontestuese. Ne vazhdojmë të bëjmë përpjekje që edhe  Bullgaria edhe Maqedonia e Veriut t’i rregullojnë dallimet sa më shpejt. Kuptohet, nuk do të informojmë detajisht për këto bisedime.”,- tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Prajs.
 
Zaharieva: Petkov mos të bie pre e propagandës së Shkupit
 
Ndërkohë në Bullgari pranohet presioni amerikan, por mes partive te koalicionit qeveritar ka dallime të mëdha nëse duhet hequr vetoja apo jo. Madje, nga opozita bullgare i bëjnë thirrje pushtetit që të mos premtojë,  pa u arritur një vendim unanim me baza nacionale.
 
“Më vjen keq që disa politikan bullgar kapen pas propagandës së Maqedonisë së Veriut. Kiril Petkov po bën përpjekje ta tërheq veto-n pa i plotësuar fqinji kushtet. Nuk duhet t;i ngjajmë një revanshit të thjeshtë historik. Ata këtë e duan. Një shtet I cili pretendon të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian në shekullin 21, ndërsa  nuk i respekton të drejtat themelore të njeriut.”,- theksoi deputetja e Partisë GERB në Bullgari, Ekaterina Zaharieva.
 
Në konferencën e një ditë më parë, me rastin e përvjetorit të vdekjes së heroit Goce Dellçev, politikanët  e Sofjes ishin të vendosur në deklaratat e tyre se pa u përfshirë bullgarët në kushtetutë, nuk do të diskutohet zhbllokimi i rrugës eurointegruese ndaj Maqedonisë së Veriut, kërkesë e cila në parlamentin shtetëror  kërkon votim nga 2/3 e deputetëve.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU