Maqedoni

Burgu i Shutkës, “Grupi i Kumanovës” në grevë urie

05.05.2022 16:45

Prej dje, të burgosurit e “Grupit të Kumanovës” kanë hyrë në grevë urie në burgun e Shutkës...

Prej dje, të burgosurit e “Grupit të Kumanovës” kanë hyrë në grevë urie në burgun e Shutkës.
 
Nga gjithsej 9 të dënuar deri në 15 vjet burg, në grevë urie janë 8 të dënuar. Ata kërkojnë që pasi kanë vuajtur gjysmën e dënimit me burg, t’u mundësohet e drejta për vizita familjare dhe lëshim në shtëpi gjatë fundjavës, e drejtë që u është mohuar deri më tani.
 
Nga Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve thonë se nuk janë të njoftuar zyrtarisht se dikush në Burgun e Shutkës ka hyrë në grevë urie. Nga kjo drejtori megjithatë thonë se do të shqyrtojnë ankesat e tyre.