Maqedoni

Ambasada britanike, 1800 parashutistë arritën për stërvitje në RMV

05.05.2022 17:12

Në Maqedoninë e Veriut arritën 1800 parashutistë nga Brigada e 16 Ajrore Britanike për të realizuar stërvitje së bashku...

Në Maqedoninë e Veriut arritën 1800 parashutistë nga Brigada e 16 Ajrore Britanike për të realizuar stërvitje së bashku me parashutistë nga shtatë vende të tjera të NATO-s, duke i përfshirë edhe forcat nga Maqedonia e Veriut. Trajnimet do të mbahen në katër lokacione të ndryshme përgjatë vendit, informojnë nga Ambasada Britanike në Shkup.
 
“Gjatë javëve të ardhshme 2700 ushtarë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Greqia, Italia, Mbretëria e Bashkuar, ShBA-ja dhe Mali i Zi do të bëjnë stërvitje. Kjo stërvitje vjetore, e cila këtë vit po ndodh në Maqedoninë e Veriut, është kontribut kyç për sigurinë evropiane”, njoftojnë nga ambasada Britanike.