Maqedoni

Kovid-19, një i vdekur e 139 të infektuar

05.05.2022 17:36

Në 24 orët e fundit në vend nga 1424 të testuar për Kovid-19, janë regjistruar 139 raste të reja...

Në 24 orët e fundit në vend nga 1424 të testuar për Kovid-19, janë regjistruar 139 raste të reja, prej tyre 25 riinfektime.

Po ashtu 86 pacientë janë shëruar, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë në 24 orët e fundit.

Por sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë Covid-19 nga sistemi “Termini im”, është regjistruar vetëm një person i vdekur nga Shkupi (73 vjeçar), i cili ka ndërruar jetë në shtëpi më një maj 2022. Numri i rasteve aktive në vend aktualisht është 672 të infektuar.